Home / Arte / Grupi amerikan ”Patagonia”, promovon traditën dhe kulturën tepelenase

Grupi amerikan ”Patagonia”, promovon traditën dhe kulturën tepelenase

Kompania brand e markës Amerikane “Patagonia” e prodhimit të veshjeve dhe dizajnit, përfshirë ndër 10-shet më të fuqishme të tregut botëror, ka zgjedhur të mbrojë dhe promovojë mjediset shqiptare dhe pikërisht lumin Vjosa si dhe luginën e Bënçës dhe të Kurveleshit në këtë fundjavë.

Nisur nga partneri i tyre shqiptar, Ekoalbania, i cili në bashkëpunim me sektorin e kulturës trashëgimisë dhe turizmit pranë bashkisë, u njoh me vlerat e traditës sonë, të labërisë në përgjithësi dhe Tepelenës në veçanti.

Të ndalur në fshatin Bënçë ku xhiruan dhe klipet për promovimin e zonës në rrjetet më të fuqishme botërore, nuk mund të kalonin pa u përshëndetur me mjeshtrin e këngës labe Golik Jaupi, i cili si çdo herë e mban portën hapur për miqtë që ofrohen në shërbim të vendit dhe komunitetit tepelenas.

Gjatë bisedave mjaft miqësore, Goliku ju shpjegoj atyre artin e këngës labe traditat dhe kulturën, e cila do ti impresiononte, duke e ftuar mjeshtrin në shtetin e tyre të Teksasit,  për t’ja thënë këngës labe që është po aq e lashtë sa vetë jeta e njerëzimit. 

Në këtë bisedë me miqtë tanë amerikan përveçse këtij promovimi te paçmueshëm , dhe dashurisë së madhe për malet , lumenjtë dhe traditat tona, ata premtuan se do të ishin përherë të gatshëm për ti mbrojtur këto mjedise nga shkatërrimi i HEC-eve sikur është përfshirë harta e zonës ,por dhe të financojnë në projekte të cilat kanë qëllimin tonë të përbashkët.

“Le të shpresojmë veç të tjerash që me këta miq të mrekullueshëm të mund të realizojmë disa nga objektivat tona, të cilat kanë në fokus zhvillimin e turizmit kulturës dhe trashëgimisë, e që më pas të sjellë drejtë banorëve atë që do të quhej magjia e ndryshimit të jetës sociale, ekonominë e gjithë zonës tonë”, thekson Bashkia e Tepelenës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.