Home / Bota / Amerika / Projekti sekret i SHBA-së për t’i shndërruar ushtarët në super-luftëtarë

Projekti sekret i SHBA-së për t’i shndërruar ushtarët në super-luftëtarë

Tingëllon si një shaka ushtarësh, por shkencëtarët amerikanë kanë testuar me sukses stimulimin elektrik të trurit të ushtarëve të tyre. Falë këtyre eksperimenteve, shkencëtarët janë në gjendje të rrisin kapacitetin mendor dhe efikasitetin e ushtarëve, raporton “The Guardian”, shkruan Dita.

Bëhet fjalë për një teknologji të njohur, si stimulimi transkranial me korrent të drejtpërdrejtë (TDCS). Pajisja ka 5 elektroda të cilat transmetojnë rryma të dobëta elektrike (dy miliamperë) në pjesë të veçanta të kores së trurit.

Me këtë operacion, arrihet stimulimi i neuroneve dhe formimi i rrugëve nervore që lidhen me lloje të ndryshme të aktivitetit fizik, apo mendor.

Përmirësimi i aftësive njohëse që arrihet është i qartë: shton shpejtësinë e reagimit dhe madje edhe aftësitë në matematikë. Për ta bërë këtë, thjesht duhet të zgjidhet zona e djathtë e trurit dhe të vendosësh aty elektrodat.

Kjo teknologji është parë si një alternativë më e sigurtë e drogave që jepen për këto qëllime, të tilla si modafinil dhe ritalin, të përdorura tradicionalisht për të përmirësuar performancën në forcat e armatosura.

Por, ndërsa stimulimi elektrik i trurit duket se nuk ka efekte anësore, disa ekspertë thonë se pasojat afatgjata janë ende të panjohura.

Eksperimentet janë kryer me pilotë avionësh, operatorët e dronëve dhe ushtarë të tjerë të pozicioneve të ndryshme që kërkojnë një nivel të lartë përqendrimi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: