Home / Politika / Negociatat/ Gjosha: Gjithçka varet nga ligji i vetting-ut

Negociatat/ Gjosha: Gjithçka varet nga ligji i vetting-ut

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka vlerësuar sot “mbështetjen e qartë” të kancelares Angela Merkel në procesin e integrimit.

Sipas Gjoshës, ajo për të cilën shprehu mbështetjen kancelarja një ditë më parë në Berlin ishte për reformat dhe për një proces integrimit të qëndrueshëm.

“Falenderoj kancelaren Merkel për mbështetjen që i ka dhënë shqiptarëve në këtë proces historik të integrimit. Vlerësimi i saj për reformat ishte vërtet pozitiv. Pozitiv ishte edhe qëndrimi për të patur një proces të qëndrueshëm, pa surpriza përmes implementimit të procesit të vetting-ut”, tha Gjosha në një konferencë për shtyp.

Sipas saj, “gjithçka tanimë varet nga ecuria e ligjit të vetting-ut dhe sa më parë të zhbllokohet ky ligj dhe të nisë zbatimi i tij, aq më shpejt do të nisin negociatat për anëtarësim”.

“Kryetarët e Parlamenteve do të shprehen pasi t’ua kërkojnë krerët e qeverive, ndaj nuk duhet të ndikohemi nga deklaratat individuale të deputetëve të grupeve të ndryshme. Kemi një optimizëm të arsyeshëm se gjërat do të zhvillohen pozitivisht”, theksoi Gjosha.

Leave a Reply

%d bloggers like this: