Home / Bota / Një agjenti sekret gjerman planifikonte sulme terroriste

Një agjenti sekret gjerman planifikonte sulme terroriste

Një punonjës i Agjencisë Gjermane të Inteligjencës, BFV është arrestuar pasi ka bërë deklarata ekstremiste islamike dhe ka shpërndarë materialet sekrete të zyrës ku punonte.

I arrestuari me nënshtetësi gjermane është me origjinë spanjolle dhe i konvertuar në fenë Islame. Të gjitha postimet në “Facebook”, ai i bënte me një profil me emër të rremë.

Mediat gjermane, po ashtu, raportojnë se ai  ishte duke planifikuar një sulm në zyrën e Agjencisë në Këln.

Ndërsa detyra e tij në punë sipas “Der Spiegel” ishte të vëzhgonte situatën e islamizmit në Gjemani. BFV, Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës , është Agjencia  e Brendshme Gjermane e Inteligjencës.

Homologët e saj janë Shërbimi Informativ Federal BND, të cilët bashkëpunojnë me inteligjencën e jashtme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.