Bota

Hetimi mbi FETO-n, privohen nga liria 34 ushtarakë

Me urdhër të Prokurorisë në Ankara, në kuadër të hetimit për organizatën terroriste FETO/PYD në 22 qytete të mbarë Turqisë janë arrestuar 34 persona, pjesë e personelit aktiv ushtarak, prej të cilëve 4 oficerë dhe 30 nënoficerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Informacioni për privimin nga liria të ushtarakëve aktiv në 22 qytete turke është konfirmuar në njoftimin e kryebashkiakut në Ankara.

Theksohet se janë arrestuar 34 persona, prej të cilëve 4 oficerë dhe 30 nënoficerë. Po ashtu theksohet se në mesin e ushtarëve gjenden pesë pjesëtarë të forcave tokësore, dy pjesëtarë të marinës, një pjesëtar i forcave ajrore, ndërsa 26 të tjerët janë të xhandarmërisë turke.

Organizata terroriste FETO, në krye me Fetullah Gulen, është përgjegjëse për tentativën për grusht shteti në Turqi, më 15 korrik të këtij viti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button