Bota

Ankesat për tranzicionin, Obama i telefonon Trumpit

Presidenti amerikan, Barack Obama, i telefonoi pasardhësit të tij, presidentit të zgjedhur Donald Trump. Biseda u përqendrua tek domosdoshmëria për të vazhduar tranzicionin e pushtetit pa probleme dhe në mënyrë efikase.
Ndërsa nuk ka shumë detaje për bisedë, Shtëpia e Bardhë theksoi se Obama dhe Trump u zotuan se do të ruajnë kontaktet javët e ardhshme dhe ranë dakord që stafet respektive të vazhdojnë të punojnë bashkë.
Telefonata me Barack Obamën u konfirmua edhe nga presidenti i zgjedhur Trump, pasi më herët ky i fundit kishte shprehur një farë zhgënjimi me tonin e tranzicionin presidencial.
Edhe Trump u tregua mjaft i rezervuar për diskutimin telefonik, por theksoi se ishte një bisedë shumë e këndshme. Obama i telefonoi Trumpit nga Hauai ku ndodhet me pushime bashkë me familjen.
Më herët, Trump shkroi në “Twitter” se po përpiqej të shmangte komentet e presidentit dhe pengesat që ai nxjerr. Besohet se Trump po i referohej komentit të Obamës se po të kishte kandiduar për herë të tretë, do të mposhte miliarderin njujorkez.
Një pjesë e analistëve mendojnë se pavarësisht qëndrimeve publike, gjestet e fundit të Obamës, si rezoluta ndaj Izraelit dhe sanksionet e reja ndaj Moskës, çështje për të cilat Trump është kundër, nuk flasin për të tranzicion paqësor.
Sipas tyre, fakti që Obama i ndërmori këto veprime atëherë kur nuk rrezikon të paguajë kosto politike, është në rastin më të mirë hipokrizi

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button