Home / Bota / Sulmi në Stamboll, ekspertët: Atentat ndaj stilit të jetesës

Sulmi në Stamboll, ekspertët: Atentat ndaj stilit të jetesës

Sulmi tronditës në zemër të Stambollit me në shënjestër qindra kremtues të mbrëmjes së Vitit të Ri në një klub nate tejet popullor të qytetit, shënoi kulmin e një serie masakrash që e kanë shkundur nga themelet ndjenjën e qetësisë dhe sigurisë në Turqi.

Por, ai përbën dhe një kthesë të fortë në mënyrën e të vepruarit të terroristëve. Deri më tani, objektivi i xhihadistëve të dhunshëm kishin qenë kurdët, alavitët dhe majtistët.

Gjakderdhja e natës së ndërrimit të viteve shënoi të parën herë që miliantët zgjedhin të godasin një vend i cili përfaqëson stilin laik të jetesës së shtresës së mesme e asaj të lartë.

Disa javë përpara vigjiljes së Vitit të Ri, organizatat islamike pro-qeveritare vendosën në disa qytete të vendit banera ku shkruhej: “myslimanët nuk i festojnë Krishtlindjet”.

Turqit këshilloheshin të mos shpenzonin para’ me kremtime për festat e fundvitit.

Fara e urrejtjes u shpërnda përmes mediave sociale, duke përfshirë deri edhe kërcënime me vdekje për ata që planifikonin ndonjë kremtim, thotë “The Guardian”.

Dhe këtë herë nuk kemi të bëjmë me një kamikaz që hedh veten në erë apo një agresor të vetëdijshëm që po shkon drejt vdekjes.

Autori hyri, vrau dhe doli gjakftohtë, ndërsa autoritetet rreken të bien në gjurmët e tij, deri tani pa sukses.

Në këtë situatë, sipas ekspertëve, pyetja nuk shtrohej më nëse do të ndodhte, por vetëm se ku do të godisnin islamikët e armatosur radikalë natën e Vitit të Ri.

Për këtë arsye, policia në Stamboll kishte mobilizuar 17.500 forca me qëllim të parandalohej ndonjë masakër.

Ndërsa  pikërisht në “Reina” ndodhej vetëm një polic i qëlluar lehtësisht prej atentatorit, që urrejtjen e tij të verbuar e lëshoi më pas me breshëri plumbash mbi kremtuesit që i dilnin përpara.

Leave a Reply

%d bloggers like this: