Maqedonia

Forumi i patriotëve mendjelirë kërkon dorëheqjen e Gruevskit, shkak shqiptarët

Forumi i patriotëve mendjelirë kërkon dorëheqjen e ish- kryeministrit dhe kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, pasi siç thonë ata, politikën dyftyrëshe dhe kuazipatriotizmin e Nikolla Gruevskit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Në intervistën e fundit të Gruevskit ai rendit arritjet e politikës së tij në lidhje me të drejtat e shqiptarëve, duke përfshirë këtu flamurin e shqiptarëve, përdorimin e gjuhës shqipe, amnestimin e terroristëve, punësimin e shqiptarëve në administratë. Krejt këto, ai i vlerëson me një ”njehësim të tij precis”, në kushte kur ende nuk dihet sa shqiptarë ka në Maqedoni pasi nuk është bërë regjistrimi që nga viti 2002. Për këtë, kërkojmë dorëheqjen e Gruevskit pasi ka lënë pas dore maqedonasit duke i favorizuar shqiptarët.” thuhet në njoftimin e Forumit të patriotëve mendjelirë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button