Maqedonia

Gruevski josh shqiptarët, Edi Rama e Hashim Thaçi në aksion

Të hënën skadon afati kushtetues deri kur presidenti duhet ta jap mandatin për formimin e qeverisë së re, njofton agjencia e lajmeve INA.

Partitë politike janë duke heshtur rreth matematikave për koalicionet e reja, ndërsa lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski jep sinjale se do ti realizoj kërkesat e shqiptarëve.

Ai ka theksuar se është i gatshëm ta miratoj Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve  si dhe ka përmendur Ligjet për Amnisti dhe përdorimin e simboleve.

Në anën tjetër, partia opozitare LSDM shprehet e sigurtë se, së bashku me shqiptarët do ta dërgoj në histori liderin kontravers të partisë rivale.

Ndërkohë që BDI-ja, deputetët e të cilës janë vendimtar për formimin e shumicës thotë se nuk është duke negociuar me asnjë parti politike.

Në këtë ‘lojë’ janë përfshirë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ata kanë përgëzuar sjelljen e partive politike shqiptare para dhe pas rezultatit zgjedhor, i cili duhet të reflektoj momentin për të riafirmuar përcaktimet programore dhe strategjike të shqiptarëve që janë edhe në interes të së ardhmes evropiane të Maqedonisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button