Kosova

Nikoliq: Dërgimi i trupave në Kosovë nuk është mendimi im personal, ky është qëndrim i shtetit!

Presidenti serb, Tomislav Nikoliq, tha se, ai do të dërgojë ushtrinë në Kosovë, sepse ky është qëndrimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Serbia do të mbrojë serbët në Kosovë dhe ‘Metohi’. Ky është qëndrimi i Qeverisë dhe Presidentit. Dhe ajo që unë kam thënë se do të dërgojë ushtrinë në Kosovë është qëndrim i Këshillit për Sigurinë Kombëtare”, ka thënë Nikoliq për portalin serb Kurir, transmeton “Zeri.info”.

Ai tha se ka pasur marrëveshje që Serbia nuk do të përdorë të drejtën e saj në bazë të rezolutës 1244 që të dërgojë 1,000 trupa në Kosovë, nëse njësia ROSU nuk shkon në veri, transmeton “Zeri.info”.

“Ne kemi premtuar gojarisht, kurse për ROSU-n kemi nënshkruar marrëveshje. Ata kanë shkelur marrëveshjen, dhe tani ne kemi një kartë aty për bisedimet në Bruksel, ku duhet të kërkojmë garanci se ROSU kurrë më nuk do të shkel në veri, për të respektuar marrëveshjen, sepse atëherë edhe ne i respektojmë premtimet që nuk do të kërkohet nga OKB-ja për të siguruar qasje për forcat e armatosura serbe në Kosovë, për të ruajtur ndërtesat fetare dhe trashëgiminë serbe”, tha Nikoliq.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button