Home / Politika / Basha: PPE, rezolutë për zgjedhjet në Shqipëri

Basha: PPE, rezolutë për zgjedhjet në Shqipëri

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili ka ndjekur në Bruksel punimet e Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane, ka deklaruar se gjatë zhvillimit të saj është diskutuar edhe për zhvillimet politike në Shqipëri.

“Asambleja miratoi me unanimitet një rezolutë për Shqipërinë, e cila bën thirrje për zgjedhje të lira e të ndershme dhe dënon shit-blerjen e votës. Rezoluta bën gjithashtu thirrje për aprovimin me konsensus të reformës zgjedhore, për zbatimin e ligjit për dekriminalizmin e politikës, si dhe kërkon masa urgjente kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës”, ka njoftuar Basha në Facebook.

Ai ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e PPE-së ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Mbështetje në betejën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, luftën kundër krimit, të ardhmen tonë europiane, si dhe angazhimin tim për përmbushjen e këtyre qëllimeve”, ka thënë Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.