Bota

Holandë, dorëhiqet ministri për kompensimin e të dënuarit

Ministri holandez i Drejtësisë, Ard van der Steur dha dorëheqjen për një kompensim të vitit 2001 që iu akordua një trafikanti droge të dënuar.

Largimi i tij shihet si një goditje e fortë për qeverinë e kryeministrit Mark Rutte. Partia e tij liberale e qendrës së djathtë, sipas sondazheve, ndjek atë të Get Vilders. Van der Steur është anëtari i tretë i qeverisë së kryeministrit Rutte që jep dorëheqjen për të njëjtin skandal. Ish-ministri i Drejtësisë, Ivo Opstelten dhe ministri pa portofol Fred Teeven dhanë dorëheqjen në vitin 2015, pasi nuk i treguan të vërtetën Parlamentit për marrëveshjen e vitit 2001.

Kjo ka të bëjë me paktin që prokurorët bënë me trafikantin e drogës Cees Helman dhe që këtij të fundit i solli 2 milionë euro. Van der Steuer u kritikua për rolin e tij në përgjigjjet jo të plota që Parlamenti mori për këtë çështje.

Megjithëse Van der Steuer mohoi që të ketë urdhëruar fshehjen e një pjese të informacionit, ai dha dorëheqjen. Skandali ka sjellë mjaft sulme edhe ndaj kryeminsitrit Rutte, një situatë e shfrytëzuar mjaft mirë nga Partia e Lirisë e udhëhequr nga politikani anti-BE dhe anti-emigracion Gert Vilders, që udhëheq në sondazhe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button