Home / Arte / Drançolli prezanton një dokument të arkivave të Milanos: Kjo është dëshmi për origjinën tonë ilire

Drançolli prezanton një dokument të arkivave të Milanos: Kjo është dëshmi për origjinën tonë ilire

Historiani Jahja Drançolli ka prezentuar një dokument të arkivave të Milanos në të cilin dokumentohet prejardhja ilire e shqiptarëve.

Dokumenti origjinal gjendet në Arkivin Shtetëror të Milanos.

Në të thuhet se “Edhe pse thoni se me Arbërit nuk do të mundem për të ndihmuar as për të mbrojtur as për të dëmtuar armiqtë e tij të fuqishëm, Ju përgjigjem se, në qoftë se kronikat tona nuk rrejnë, ne thirremi Epirotë, dhe duhet të dini se në kohë të ndryshme të parët tonë kaluan në vendin, që Ju keni sot dhe kanë bërë luftë të madhe me romakët edhe nuk u turpëruan por dolën faqebardhë […]”, thuhet në mbiashrkimin e dokumenteve të cilat i ka prezentuar Drenaciolli.

Postimi i plotë i tij: 

Një prej dëshmive zyrtare me përmasa ndërkombëtare, ku edhe nëpërmjet të këtij mbishkrimi paleografik provohet prejardhja ilire e shqiptarëve, përkatësisht kontinuiteti iliro-arbëror. Dokumenti origjinal (faksimilët, që i referohën çështjës në fjalë po i sjellim më poshtë) ruhën në Arkivin Shtetëror të Milanos (Arichivio di Stato di Milano, ASM), Carteggio Sforzesco, dhe mes tjerash shkruhet kështu:

Më 31 tetor1460: “[…] Edhe pse thoni se me Arbërit nuk do të mundem për të ndihmuar as për të mbrojtur as për të dëmtuar armiqtë e tij të fuqishëm, Ju përgjigjem se, në qoftë se kronikat tona nuk rrejnë, ne thirremi Epirotë, dhe duhet të dini se në kohë të ndryshme të parët tonë kaluan në vendin, që Ju keni sot dhe kanë bërë luftë të madhe me romakët edhe nuk u turpëruan por dolën faqebardhë […].”

Teksti i transkribuar dhe i transliteruar:

Ultimo octobris 1460: “Et perché dicite che con Albanesi non bastarò ad ad ayutarlo né ad defendere né a dampnificare li possenti soi nemici ve respondo che, se aio mutato lo effecto et se le nostre croniche mon menteno, noy ne chiamano Epiroti et dovete havere noticia, che in diversi tempi de li nostri antecessori passassero nel paese che hogi Voy tenete hebbero con Romani grande battaglie et trovamo ut plurimum, che hebeno piùtosto honore che vergogna […].”

Leave a Reply

Your email address will not be published.