Home / Politika / Këshilli i Sigurisë, Nishani refuzon Niko Peleshin

Këshilli i Sigurisë, Nishani refuzon Niko Peleshin

Kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmë në Ora News se nuk do të jetë i pranishëm nesër në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar ku do të diskutohet kërkesa e Ilir Metës për moszbatimin e ligjit nga ana e institucioneve për arrestimin e Klement Balilit.

Përpara se të bënte këtë deklaratë, Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi i kishte dërguar një letër homologut të tij në Presidencë, Olsi Lafe ku e njoftonte për mungesën e Ramës.

Në të njëjtën kohë Agaçi kërkonte miratimin paraprak nga ana e kreut të shtetit që Rama të zëvendësohej në këtë mbledhje nga zv.kryeministri Niko Peleshi.

Por sot në mëngjes, Presidenti Nishani e ka refuzuar zëvendësimin e Ramës me Peleshin.

Në letrën që Panorama Online disponon thuhet se nuk është paraqitur asnjë arsye objektive për zëvendësimin e Ramës.

Letra e sekretarit te pergjithshem te Presidences per sekretarin e pergjithshem te Kryeministrise
Letra e sekretarit te pergjithshem te Presidences per sekretarin e pergjithshem te Kryeministrise

“Në vlerësimin e Presidentit, prania e Kryeministrit, këshillimi me Të, dhënia e mendimeve si dhe fakti që kjo mbledhje kërkohet nga Kryetari i Kuvendit, zoti Ilir Meta, çmohen të nevojshme”, thuhet në letrën që ka siguruar Panorama Online.

Leave a Reply

%d bloggers like this: