Home / Politika / Përplasja Llalla-Lu, Basha bën sikur nuk kupton gjë

Përplasja Llalla-Lu, Basha bën sikur nuk kupton gjë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk ka pranuar që të komentojë përplasjen mes Kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ambasadorit të SHBA në Tiranë.

I pyetur nga gazetarët pas përfundimit të takimit me investitorët italianë, Basha u shpreh se shkëmbimi i akuzave që ka ndodhur është i paqartë për të.

“Ka pasur një shkëmbim akuzash, të cilat janë të paqarta. Mendoj që nuk është detyra ime që të komentoj për to”, u shpreh ai.

Basha u shpreh se shqetësimi i tij dhe opozitës janë zgjedhjet e lira, ndërsa tha se deklaratat e ndërkombëtarëve janë një kambanë alarmi.

Dje Kryeprokurori Adriatik Llalla dhe ambasadori i SHBA në Tiranë u përfshinë në akuza dhe kundërakuza në qendër të të cilave ishte reforma në drejtësi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: