Home / Bota / Akuza: Kështu e shantazhoi Obama Papën Ratzinger

Akuza: Kështu e shantazhoi Obama Papën Ratzinger

Që mes presidentit Trump dhe Papa Francesco-s nuk ka ndonjë frymë miqësore, kjo është e dukshme tashmë. Papa e ka kritikuar murin kinez dhe ndalimin e hyrjes së emigrantëve. Tani një kapitull i ri interesant po lind në këtë marrëdhënie. Disa katolikë amerikanë kanë ngritur dyshime e akuza mbi ndërhyrjen e presidentit Barack Obama në dorëheqjen e Papa Ratzinger.

Më 20 janar, revista katolike “The Renmant” i drejtoi një letër të hapur presidentit Trump për t’i kërkuar të hedhë dritë mbi lëvizjet e presidentit Obama dhe mbi rolin e tij në dorëheqjen e Papës. Letra është firmosur nga ish –koloneli i ushtrisë amerikane David Sonnier, presidenti i shoqatës së avokatëve katolikë Christopher Ferrara dhe drejtori i revistës “The Renmant”, Michael Matt.

Nisma e tyre merr shkas nga dokumentat e publikuara nga Wikileaks. Sipas këtyre dokumentave, dyshohet se ndryshimi i “regjimit” në Vatikan është projektuar nga administrate Obama. Nëse do të rezultojë i vërtetë, ky është një superskandal!

“Gjatë vitit të tretë të mandatit të parë të administratës Obama – thuhet në letrën e hapur – Sekretarja e Shtetit Hillary Clion dhe të tjerë zyrtarë të qeverisë, kanë propozuar “një revolucion katolik, objektivi i të cilit ishte zhdukja përfundimtare e asaj që kishte ngelur nga Kisha katolike në Amerikë”.

Dyshimet lindin nga një e –mail që John Podesta, këshilltar i Clinton, i dërgoi Sandy Newman, drejtorit të një reviste progresiste. Në e-mail Podesta i shpjegon atij se po kërkon të realizojë një “pranverë katolike” në Vatikan të ngjashme me “pranverën arabe” që rrëzoi regjimet në Afrikën e Veriut.

Sipas autorëve të letrës së hapur, zgjedhja e Papa Francesco ka shërbyer për “t’i dhënë një mbështetje shpirtërore programit ideologjik të së majtës ndërkombëtare”, aq sa sot Ati i Shenjtë besohet të jetë bërë në “lideirn e të majtës botërore”.

Revista “The Renmant” i kërkon presidentit Trump që të hapë një hetim që të shpjegojë se për cilin motiv NSA – Agjencia e Sigurisë Kombëtare – ka monitoruar konklavën që ka zgjedhur Papa Francesco-n, çfarë operacionesh sekrete janë kryer nga qeveria e SHBA mbi dorëheqjen e Papa Ratzinger dhe të hedhë dritë mbi transaksionet financiare me Vatikanin, të ndërprera disa ditë para dorëheqjes së Ratzinger.

Në fakt, në dhjetor 2013 Deutsche Bank mbylli bankomatët brenda Selisë së Shenjtë me justifikimin se po kryheshin hetime mbi normat kundër pastrimit të parave, por të nesërmen e dorëheqjes së Papës, Vatikani dhe Banka e gjetën menjëherë gjuhën e përbashkët, duke i rihapur bankomatët.

Në fund, autorët e letrës i kërkojnë presidentit të sqarojë rolin e Podesta-s në këtë që ai vetë e ka quajtur si “pranvera katolike”, se çfarë roli ka patur George Soros dhe nëse administrata Obama ka patur ndonjë kontakt me atë që është quajtur si “mafia e San Gallo” apo thënë ndryshe “konsensusi mes kardinalëve dhe veskovëve (Carlo Maria Martini, Adriaan Van Luyn, Walter Kasper dhe Karl Lehman, Achille Silvestrini e Basil Hume) që në vitin 2005 kishte zbuluar tek Bergoglio papën perfekt për reformën e Kishës në sensin progresist.

Leave a Reply

%d bloggers like this: