roze

Arrestohet Justin Bieber

bieberi-arrest-agresionJustin Bieber është arrestuar me akuzat e agresionit dhe drejtimit me rrezikshmëri të mjetit, që janë ngritur pas një dyluftimi të dyshuar, të ndodhur pas përplasjes së mjetit të tij ATV me një minifugon në Kanada, të premten, bëri të ditur një zëdhënës i policisë për CNN, këtë të martë.

Incidenti i dyshuar ka ndodhur në një nga rrugët e Perth County, Ontario, një komunitet ku 20-vjeçari Bieber ka jetuar kur ishte fëmijë.

“Hetimet kanë zbuluar se pas përplasjes, drejtuesi i mjetit ATV dhe drejtuesi i minifugonit u përfshinë në një dyluftim fizik”, tha zëdhënësi i Policisë së provincës së Ontarios, Kees Wijnands.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Bieber refuzoi të komentonte në lidhje me ngjarjen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button