Home / roze / Ricky Martin dëshiron të kompletojë familjen me një vajzë

Ricky Martin dëshiron të kompletojë familjen me një vajzë

rickymartin1Ricky Martin është babai i dy djemve, por ai dëshiron që ta kompletojë familjen edhe me një vajzë.

“Kur të vijë në jetë unë do të dëshiroja të isha i pranishëm”, tha Martin. Këngëtari i i hitit “Livin la Vida Loca” që bëri “coming out” në vitin 2010 dëshiron të shtojë numrin e pjesëtarëve të familjes së tij. Për “Fox News Latino” ai tha se vajza e vogël do të vijë në jetë vitin tjetër.

Ricky ka edhe dy djem, Matteo dhe Valentino, të cilët erdhën në jetë nga një “nënë me qira” në vitin 2008. Por, ai do të jetë një baba “single” pasi u nda nga partneri i tij pas 3 vitesh, ekonomisti Carlos Gonzales Abella.

Këngëtari Martin po i rikthehet muzikës dhe po punon për një album të ri për vitin 2015 ku më pas pritet të nisë edhe turin e promovimit. “Muzika është prioriteti im edhe pse kohët e fundit e kam lënë pak pas dore”, thotë këngëtari latin.

Leave a Reply

%d bloggers like this: