Home / Rajoni / Maqedonia / Janeva: Ne e ndjekim grupin kriminal që është në majë të pushtetit në Maqedoni

Janeva: Ne e ndjekim grupin kriminal që është në majë të pushtetit në Maqedoni

Në Infoqendrën e BE-së në Shkup u prezantua hulumtimi ”Të arrestuar në mënyrë të pabazë – pasojat juridike dhe buxhetore”, ku mori pjesë edhe prokurorja speciale, Katica Janeva, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, Janeva tha se Gjykata duhet të kuptojë se PSP-ja nuk indjek kriminelët e thjeshtë, por e ndjek grupin kriminal që gjendet në majë të pushtetit, prandaj gjyqi duhet ta kryej detyrën në mënyrë të ndërgjegjshme, sinqertë dhe profesionale.

Janeva bëri të ditur se nuk janë të kënaqur nga mënyra se si vepron gjykata ndaj lëndëve të PSP-së, duke shtuar se gjykatësi mundet që të keqpërdorë detyrën zyrtare dhe kompetencat kur bëhet fjalë për korrupsion të lartë nga ana e funksionarëve të pushtetit që i hetojmë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: