Home / Kosova / Lirohet Shefqet Krasniqi

Lirohet Shefqet Krasniqi

lirohet-shefqet-krasniqi_2_hdBurime të Telegrafit kanë mësuar se imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi është liruar pasi që ishte kaluar disa orë në intervistim nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Imami Shefqet Krasniqi shihet në foto, e cila është bërë pak çaste më herët, duke ecur i qetë pasi që e kishte përfunduar intervistimin në Prokurorinë Speciale.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, është intervistuar në Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi zyrtar kishte treguar se ka shoqëruar Shefqet Krasniqin, si të dyshuar për veprën penale “nxitje e urrejtjes, përçarje ose mosdurim kombëtar, racor, fetar apo etnik”, sipas nenit 147 të KPK-së.

One comment

  1. Te nderuar´a lexus e komentus.
    Une UROSH LESHI ende jame-gjindem ne treuma qe vuaj per djalin tim “DELMATIN”.
    Ja momentalishte mu dha mundesija qe te jape dhe une nje koment-Shfrytezoj rastin qe dashamirte qe me vine per ngushllime,fillojne qe te me vine m´bas dite (ORES 17-8).
    Nje pytje kame?
    A ishte qe perendija e krijoj njeriun?,Apo njeriu e shpifi perendin!!
    Te nderuar me besoni se ket qe them,e them me vetedije.
    Ky far “shefqet HALLEJA” po te me thoshte se djalin time doe kthej ne jet e tja dhuroj jeten dhe 100 vite te ardhshem me kushte qe ti bashkangjitem ktij HALE,JO JO me ket kushte zdo isha pajtua qe koha te kthehet mberapa.
    Shumica nga jushe e dini-jeni ne dijuni qe une jame i konvertuar ne krisht.
    Per hir te kombit une bera tolerim,(bashkim fetar).
    Ashtu qe lejova nje hoyhe penzioner qe te mare pjes ne varrim me nje kushte qe te behet ceremonja e gjuhen SHQIPE.Emri i hoxhes eshte ENVERI nga GJILANI.Kupetohet aty ishe anonim dhe nje prifte Shqipetare.
    Deshira e ter Shqipetarve eshte qe te kemi nje bashkim kombetar.
    Pa bashkim fetar kurre zdo kemi nje bashkim kombetar.Per hir te kombit,Une bera tolerim.Mbes me shperesa se rrugen time do kemi te till qe doe ndjekin.
    Ja me nje fjal doe mbylli kete komente.
    PER DASHURIJ (DELMATIN) DOE JAPE-KISHA DHEN JETEN,PO PER MEMEDHE DOE JAPE DHE DASHURIN.
     
    Motoristi kosovar (25) humb jetën duke dashur të shpëtojë këmbësoren
    1
    267
    https://plus.google.com/share?…
    GazetaExpress E premte, 08 Gusht 2014 11:22
    Dëshmitarët i kanë thënë policisë se kosovari kishte humbur kontrollin mbi motor tij kur kishte dashur t`i shmangej një këmbësoreje që i kishte dalë në rrugë
    Në një aksident të rëndë që ka ndodhur në mëngjesin e të enjtes në Berlin ka humbur jetën një motorist 25 vjeçar me prejardhje nga Kosova. Sipas policisë motoçikleta e tij është përplasur në stacionin e tramvajit dhe pastaj ka rrëshqitur rreth 80 metra nga vendi i përplasjes.
    I riu, i cili ishte i veshur dhe i pajisur sipas rregullave të motoçiklizmit, ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes ndërsa. Kalimtarët kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësit dhe po ashtu kanë bërë përpjekje për ta shpëtuar viktimën (sipas medieve gjermane, me emrin Delmat S.).
    Të gjitha përpjekjet e mjekut të emergjencës dhe ekipit të shpëtimtarëve për ta shpëtuar kosovarin, që kanë zgjatur rreth njëzet minuta, kanë përfunduar pa sukses. Dëshmitarët i kanë thënë policisë se kosovari kishte humbur kontrollin mbi motorin e tij kur kishte dashur t`i shmangej një këmbësoreje që i kishte dalë në rrugë. Bëhet e ditur se këmbësorja në fjalë ka ikur nga vendi i ngjarjes.
    Kufoma e të riut është transportuar rreth orës 5 të mëngjesit. Motoçikleta është konfiskuar nga policia. Vazhdin të mbetet e paqarte nëse kosovari ishte nën ndikimin e alkoolit ose jo.

Leave a Reply

%d bloggers like this: