Home / Politika / Basha: Forca e protestës është bashkimi dhe kurajoja

Basha: Forca e protestës është bashkimi dhe kurajoja

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kërkuar shqiptarëve të marrin pjesë masivisht në protestën e nesërme të 18 shkurtit. Në një deklaratë për mediat kreu i demokratëve shprehet se forca e protestës është bashkimi, kurajoja dhe ëndrrat për të ardhmen.

“Protesta e nesërme është bashkimi me i madh i qytetarëve kundër padrejtësisë, kundër keqqeverisjes, kundër varfërisë. Nesër do të marrin pjesë të gjithë qytetarët, gra, burra, të reja, të rinj, pensionistë, familjarë, studente, gjimnaziste dhe intelektuale, njerez të artit, kulturës e sportit, të papunë e sipërmarrës, fermerë dhe punëtorë”, shprehet Basha.

Ai thotë se nga protesta kanë frikë vetëm ata që duan ti mbajnë shqiptarët të nënshtruar, “ndaj dhe shpifirn e gënjejnë për protestën”.

“Nga ky bashkim i madh kanë frikë vetëm ata që duan t’i mbajnë shqiptarët të nënshtruar. Ndaj kanë filluar të shpifin e të gënjejne për protestën. Mos i besoni tamtamet e qeverisë, mos i besoni ata që kanë katër vjet që ju gënjejnë për punësimin, për shëndetësinë falas, për mirëqenien tuaj”, shprehet Basha.

One comment

  1. Basha Nuk shpeton dot nga vjedhjet Nato do beje pastrimin etnik te shqipetareve nga hajduterite dhe kriminelet me 18 shkurt.Dote pastrohen familjet e nipit te hajdutit ahmet zogu,Nexhmije hoxha,fatos nano,ilir mrta,sali berisha lulezim basha,bujar nishani,jozefina topalli,adriatik llalla,noka paloka dhe plehrat e PD me blushin KokedhimaDo te clirohet shqiperia nga roberia fashiste 500 vjecare.

Leave a Reply

%d bloggers like this: