Bota

Tregtia e armëve, si në kohën e Luftës së Ftohtë

Transferimi global i sistemeve kryesore të armëve është rritur përgjatë 5 viteve të kaluara, duke arritur nivelet e fundit të Luftës së Ftohtë, ndërsa Lindja e Mesme thuajse ka dyfishuar importet e saj.

Sipas një raporti të përvitshëm për shitjen e armëve, më shumë armë janë shpërndarë mes viteve 2012 dhe 2016 se çdo pesëvjeçar tjetër që prej viteve ’90.

Arabia Saudite, që kryeson ndërhyrjen ushtarake në Jemen, është importuesi i dytë më i madh në botë, pas Indisë, duke rritur blerjet e saj me 21.2 për qind, kryesisht nga SHBA dhe Britania.

Azia ishte blerësi më i madh në botë, ndërsa India ka lënë pas rivalët rajonalë, Kinën dhe Pakistanin, duke zënë plot 13 për qind të importeve globale të armëve.

E ndërsa India ka blerë pjesën më të madhe të armatimeve nga Rusia, Arabia Saudite është varur te Shtetet e Bashkuara. Këta të fundit, bashkë me Rusinë, kanë furnizuar më shumë se gjysmën e të gjitha eksporteve.

Kina, Franca dhe Gjermania kanë qenë po ashtu mes 5 eksportuesve kryesorë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button