Politika

Bordi i ONM-së, LSI nuk tërhiqet: Presim reflektime

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk tërhiqet për Bordin e ONM-së.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Drejtësisë Petrit Vasili është pyetur nëse ka marrë përgjigje lidhur me shqetësimin e ngritur prej tij për këtë çështje.

“Unë kam ngritur një shqetësim të institucionit lidhur me zbatimin e Kushtetutës ashtu sikurse është shkruar dhe miratuar dhe sigurisht. Ministria e Drejtësisë nuk ka pse të pres përgjigje pasi vendi për reflektime është në Kuvendin e Shqipërisë dhe në tavolinën e forcave politike që e kanë miratuar së bashku Kushtetutën.

Kjo ishte një thirrje për të qenë korrekt me zbatimin e kushtetutës dhe ligjit përkatës për vetting-un, pasi një qëndrim i tillë e bën më solid zbatimin e këtij ligji dhe i heq të gjitha mundësitë që ky ligj të atakohet në të ardhmen, gjëra që edhe kanë ndodhur. Pra, hap rrugën pa kthim për vetting-un në Shqipëri” tha Vasili.

Në një letër te dërguar në datën 13 shkurt kreut të Kuvendit, Kryeministrit, Presidentit dhe Ambasadorëve Lu dhe Vlahutin, Vasili shpreh shqetësimin për rolin e paqartë dhe ligjshmërine e këtij bordi, pasi sipas tij fryma e Kushtetutës përcakton vetëm ardhjen e vëzhguesve ndërkombëtarë me eksperiencë për të monitoruar proçesin e vettingut. Ministri Vasili nënvizon në letër se ky bord duhet të vazhdojë punën e tij vetëm pasi të bihet dakord mes palëve për rolin e tij.

Bordi i krijuar i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit sipas Ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili, është jokushtetues.

Në letrën e dërguar theksohet se konsensusi i arritur në 21 korrik kishte të bënte me vëzhgues ndërkombëtarë ekspertë të ligjit me jo më pak se 15 vite eksperiencë, ndërsa nuk ka qenë i parashikuar krijimi i një bordi të tillë menaxhues.

Sipas Vasilit, fryma e Kushtetutës parashikon tërheqjen e ekspertizës ndërkombëtare më të mirë që do të monitorojë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe jo përfshirjen politike të përfaqësuesve ndërkombëtarë, siç e quan ai krijimin e këtij bordi.

Bordi i menaxhimit të ONM u bë i ditur me ardhjen e kreut të këtij operacioni, Genoveva Ruiz Calavera dhe në përbërje të tij ka 5 juristë, 3 nga vendet e BE dhe 2 nga SHBA.

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button