Home / roze / Amal dhe George, masa drastike për binjakët

Amal dhe George, masa drastike për binjakët

George Clooney dhe gruaja e tij Amal kanë vendosur të kufizojnë udhëtimet në një kohë që ajo është shtatzënë.

Aktori 55-vjeçar dhe juristja 39-vjeçare konfirmuan në fillim të muajit se janë në pritje të dy binjakëve. Ai tha se do të jenë më të kujdesshëm teksa janë në pritje të fëmijëve të tyre të parë së bashku.

“Kemi vendosur të jemi më të përgjegjshëm, për të shmangur rrezikun. Nuk do të shkoj më në Sudanin Jugor, apo në Kongo, dhe Amal nuk do të shkojë në Irak, për të shmangur vendet ku ajo e di që nuk është e mirëpritur”, ka thënë Clooney.

Aktori hodhi poshtë zërat se janë në pritje të një djali dhe një vajze. “Nuk e di nga kanë dalë këto thashetheme se ne presim një djalë dhe një vajzë. Vetë ne nuk e dimë akoma dhe nuk duam ta dimë”, ka thënë George.

Leave a Reply

%d bloggers like this: