Home / roze / Të kesh një nënë supermodele si Cindy

Të kesh një nënë supermodele si Cindy

Ka një sërë të mirash të kesh një nënë supermodele, një dollap plot me veshje firmato, të ardhura të mira dhe akses për të njohur figura të famshme. Por ka edhe anët e veta negative. Gjithmonë do të krahasoni me femrën që ju solli në jetë.

Kaia Gerber e plotëson më së miri këtë skenar, pasi 15-vjeçarja ka trashëguar pamjen e të ëmës, Cindy Crawford, dhe është një miniaturë e ikonës së viteve ’90.

“Nuk dua të jem në foto me të, pasi është e mrekullueshme. Ajo nuk ngjan për moshën që ka, dhe kjo nuk është e drejtë”, thotë Kaia në një intervistë për Refinery 29.

Këtë e thotë një adoleshente që është ende e vogël për të pushtuar pasarelat e New York Fashion Week, por sigurisht që është drejt asaj rruge.

Ajo ka dalë në disa sesione fotosh me nënën, por po përpiqet të ndërtojë karrierën e saj. Kaia ka bërë fushatë për Chrome Hearts dhe Marc Jacobs Beauty.

Leave a Reply

%d bloggers like this: