roze

“Nicole Kidman nuk di të duartrokasë ?”

Habiti me fustanin e saj Armani Prive në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, por vëmendja e rrjeteve sociale shkoi te duartrokitja e Nicole Kidman.

Aktorja e famshme u kap nga kamerat duke duartrokitur në mënyrë të çuditshme dhe 49-vjeçarja nuk u fal nga komentuesit në Twitter.

“Pse Nicole Kidman duartroket ashtu? E çuditshme. Duartrokit si njeri normal”, thotë njëri prej komentuesve. Ndërsa një tjetër shkruan se ajo i përplas duart si fokë.

Nicole Kidman ishte e nominuar si aktorja më e mirë joprotagoniste për rolin e saj në filmin “Lion”, por çmimi shkoi për Viola Davis. Kidman ka fituar Oscar si aktorja më e mirë në vitin 2003, për interpretimin në filmin “The Hours”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button