Home / Politika / Meta: Retorika nacionaliste anti-shqiptare cënon bashkëjetesën në Maqedoni

Meta: Retorika nacionaliste anti-shqiptare cënon bashkëjetesën në Maqedoni

Tirana është në një linjë në lidhje me ngjarjet që kanë ndodhur në Maqedoni, ndërsa kërkojnë uljen e retorikës nacionaliste, pas refuzimit të presidentit Ivanov për të mandatuar Zoran Zaev për formimin e qeverisë me aleatët shqiptarë.

“Shpreh shqetësimin për situatën e rënduar politike në Maqedoni dhe inkurajoj të gjitha forcat politike në vendin fqinj për qetësi, përgjegjshmëri dhe konstruktivitet”, theksohet në reagimin e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.

Ai ka shprehur keqardhjen e tij për qëndrimin e presidentit Ivanov ndaj platformës së partive shqiptare, duke nënvizuar se retorika të tilla dëmtojnë stabilitetin rajonal.

“Dëshiroj të shpreh gjithashtu keqardhjen për retorikat nacionaliste anti-shqiptare, të cilat cënojnë harmoninë dhe bashkëjetesën ndëretnike, si garanci për stabilitetin e vendit fqinj”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: