Home / Bota / Bolivi, presidenti Morales në Kubë për mjekim urgjent

Bolivi, presidenti Morales në Kubë për mjekim urgjent

Presidenti bolivian Evo Morales ka udhëtuar në Kubë për t’iu nënshtruar një trajtimi mjekësor urgjent për shkak të disa komplikacioneve të rënda në grykë.

Lajmin e bën të ditur qeveria lokale. Morales u nis pas një mbledhjeje të kabinetit, ka sqaruar ministri për Presidencën, Ruben Martinez, pa dhënë detaje të tjera mbi shëndetin e kreut të shtetit.

Zëri i Morales, 57 vjeç, ishte shfaqur i dëobët në paraqitjet e tij publike të javëve të fundit dhe lideri bolivian kishte folur për një ftohje.

Për shkak të problemeve në grykë, 6 shkurtin e kaluar Morales kishte anuluar disa angazhime zyrtare dhe u ishte nënshtruar kontrolleve mjekësore nga mjekët bolivianë.

Ndërsa në vitin 2009, presidenti bëri një ndërhyrje kirurgjike në hundë, të kryer nga mjekë kubanezë por në një klinikë në La Paz.

Pak vite më parë, presidenti i atëhershëm i Venezuelës, Hugo Chavez ndoqi një kurë të gjatë në Kubë, por nuk arriti të mbijetonte për shkak të një kanceri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.