Home / Rajoni / Maqedonia / 60 projekte do të realizohen në Ohër, Strugë, Debarcë dhe Vevçan

60 projekte do të realizohen në Ohër, Strugë, Debarcë dhe Vevçan

Në rajonin planor jugperëndimor që përfshinë komunat e Ohrit, Strugës, Debarcës dhe Vevçanit, për këtë vit janë paraparë investime prej 17.6 milionë denarëve vetëm për objekte të efikasitetit energjetik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas agjencisë META, programi i mirtuar nga Këshilli për zhvillim rajonal të barazpeshuar parasheh që për 60 projekte të investohen tre milionë euro. 19 projekte janë për zhvillim të rajonit planor, 18 projekte janë për zhvillim të fshatrave, kurse 23 projekte janë për zhvillim të rajoneve me nevoja të posaçme zhvilluese.

Pjesa më e madhe e projekteve, 48, ose 75%, përfshijnë çështje infrastrukturore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.