Home / Politika / Berisha përmend “luftë” dhe ka një mesazh për Edi Ramën

Berisha përmend “luftë” dhe ka një mesazh për Edi Ramën

Sali Berisha i ka lëshuar sot ultimatumin e radhës kryeministrit Rama se demokratët dhe qytetarët nuk tërhiqen nga qëllimi për rrëzimin e qeverisë dhe votën e lirë dhe i ka bërë thirrje shqiptarëve të mos mposhten, duke i frymëzuar me vargjet e himnit “Prej lufte veç ai largohet…

Berisha theksoi se protesta është frymëzim për mbarë shqiptarët, revolucion që ndalet vetëm në realizimin e qëllimit të tij përfundimtar.

Miqtë tanë nga Uashingtoni, Brukseli, Berlini, Roma, përshëndesin çadrën e lirisë. Çdo ditë e më e madhe bëhet mbështetja për përpjekjen tonë, për revolucionin dhe u garantoj dhe i them Edvin Kristaq drogës se ky është vetëm fillimi, nuk ke parë gjë akoma, është vetëm fillimi mbaje mend mirë, je i pashpresë. Ky është një mision miqtë e mi, një mision i madh, në këtë mision ne kemi vështirësitë tona, ka dhe një agresion ndaj nesh, jo vetëm nga socialistët, por nga mafiozët e mbarë botës, nuk janë me ne, janë me drogën, krimin, marijuanën, por ne jemi shumë më të fortë së pari se ne mbrojmë një kauzë të drejtë”- tha Berisha.

Sipas tij, ata që rrinë në protestë natën e ditën, nuk rrinë për karrige, por për votën e lirë, nuk ka mision më të rëndësishëm.

Ne kemi një armë të fortë, të tmerrshme për kundërshtarët tanë, që pas lutjes te Zoti, është thirrja e dytë e çdo shqiptare “nga lufta veç ai largohet”, mbaje mend Edi Rama, mbaje mend mire, ju bëj thirrje shqiptarëve që çdo mëngjes pasi ti luten zotit të kujtojnë se “nga lufta veç ai largohet…, fitorja është e sigurtë. Askush s’mund të na mposhtë ne në këtë mision, thirrja e himnit, kombit, le të skuqin Shqipërinë me flamurin e kombit, ai ka nevojë sot më shumë se kurrë”- tha Berisha.

Leave a Reply

%d bloggers like this: