Home / Politika / Kryediplomati gjerman-Ramës: Shqipëria ka mundësinë t’i bashkohet BE-së. Jeni garant

Kryediplomati gjerman-Ramës: Shqipëria ka mundësinë t’i bashkohet BE-së. Jeni garant

Kryeministri Edi Rama që ndodhet në Berlin për vizitë zyrtare ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel.

Siç bën të ditur zyra e shtypit të kryeministrit në fokus të bisedave ka qenë integrimi i Shqipërisë në sajë të reformave që vendi duhet të kryejë. Gjithashtu Gabriel e ka falënderuar Ramën për kontributin që ka dhënë në qetësimin e konflikteve në vendet fqinje.

Ne duam ta çojmë përpara përafrimin e Shqipërisë me BE. Plani qëndron tashmë në tavolinë.

Ju falenderoj për reformat që jeni duke kryer por edhe për angazhimin personal dhe qëndrimin tuaj në qetësimin e konflikteve në vendet fqinje.

Në prag të proceseve zgjedhore, reformat nuk janë të thjeshta. Shumica e shqiptarëve dëshirojnë stabilizimin dhe avancimin e mëtejshëm drejt BE.

Shqipëria ka mundësinë e madhe historike që t’i bashkohet BE. Europa ka mundësinë të bashkëpunojë me Shqipërinë dhe fqinjët e saj për paqen e stabilitetin. Për këtë, ju jeni një garant”, tha Gabriel.

Nga ana e tij kryeministri Rama i ka shprehur mirënjohje ministrit gjerman për mbështetjen e pakursyer të Gjermanisë ndaj Shqipërisë lidhur me procesin mbi Reformën në Drejtësi.

Mirënjohje për mbështetjen e pakursyer të Gjermanisë. Mirënjohje për reformën themelore në drejtësi. Falë mbështetjes jemi në një proces shumë të avancuar.

Shpresojmë të jemi në lartësinë e sfidës për të filluar zbatimin e reformës me Vettingun e gjyqtarëve e prokurorëve. Shqipëria, partner shumë i angazhuar për këtë marrëdhënie kaq të veçantë të Gjermanisë me rajonin”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.