Kosova

Jep dorëheqje kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, të cilën e ka arsyetuar me ndërprerjen e koalicionit me partinë e Lëvizjes për Veprimit Demokratik (PVD) të Riza Halimit.

Arifi akuzoi Halimin që nuk i ka respektuar parimet e marrëveshjes së koalicionit në bazë të së cilës ai u bë kryetar, transmeton Klan Kosova.

Ndryshe, gjatë ditës Arifi në një konferencë për media ka sqaruar se, si pasojë e prishjes së koalicionit me partinë e Partia për Veprim Demokratike (PVD), ai nuk do të jetë më kryetar i Preshevës.

“Ne kemi pasur koalicion që ka qenë me një marrëveshje parimore, në mes Riza Halimit dhe meje. Prej në start kjo marrëveshje është kontaminuar nga Riza Halimi, në formë të përcaktimit të njerëzve në institucionet komunale dhe pushtetin lokal”, ishte shprehur Arifi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button