Home / roze / Martesë sekrete Cyrus-Hemsworth?

Martesë sekrete Cyrus-Hemsworth?

Pritej që në fund të këtij viti Miley Cyrus dhe i dashuri i saj Liam Hemsworth të kurorëzonin dashurinë e tyre, por Billy Ray Cyrus ka “çmendur” internetin duke lënë të nënkuptohet se vajza e tij është martuar.

55-vjeçari ka përdorur rrjetet sociale mbrëmjen e së enjtes, duke postuar një fotografi të Miley të veshur me të bardha, bashkangjitur së cilës ka shkruar: “Jam shumë i lumtur që ti je e lumtur”.

Ky postim ka bërë një fansat të hamendësojnë se Miley dhe Liam kanë kurorëzuar dashurinë e tyre disavjeçare. Deri tani ende nuk ka një konfirmim zyrtar të kësaj martese të papritur, duke lënë të gjithë fansat në mbarë botën në pritje.

Leave a Reply

%d bloggers like this: