Home / Bota / Australi, masa serioze ndaj prindërve që nuk vaksinojnë fëmijët

Australi, masa serioze ndaj prindërve që nuk vaksinojnë fëmijët

Fëmijët që nuk janë vaksinuar nuk do të lejohen të hyjnë në qendrat shëndetësore dhe kopshte. Kështu parashikon plani i ri i qeverisë australiane.

Disa shtete australiane e kanë miratuar në mënyrë të pavarur këtë praktikë, që njihet me emrin “pa vaksinë, s’ka lojë”, por kryeministri Malcolm Turbull kërkon që ajo të përfshijë që të gjithë kombin.

Organizatat shëndetësore e kanë mbështetur këtë lëvizje, duke thënë se prindërit dhe komuniteti e kanë detyrim mbrojtjen e fëmijëve.

Një sondazh me 2.000 prindër në Australi tregoi se 5% e fëmijëve të tyre nuk ishin të vaksinuar.

Kryeministri Turnbull tha se duhet bërë më shumë, pasi nuk po diskutohet për një ushtrim teknik, por për jetën dhe vdekjen. Qëndrimi i qeverisë është se, nëse një prind vendos të mos vaksinojë fëmijën e tij, ai rrezikon jo vetëm atë, por edhe fëmijët e të tjerëve.

Një pjesë e ekspertëve thonë se, veç kufizime ndaj fëmijëve, qeveria duhet të kërcënojë prindërit edhe me ndërprerje të ndihmës sociale, në mënyrë që askush të mos guxojë të injorojë vaksinimet.

Shoqata mjekësore australiane, në një komunikatë për shtyp tha se prindërit presin nga komuniteti ndihmë sociale dhe qasje në shëndetësi, prandaj është mëse normale që komuniteti të presë nga ata që të bëjnë detyrën e tyre si prindër e të mbrojnë edhe fëmijët e tjerë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: