Home / roze / “Nuk pendohem që tradhtova bashkëshorten”

“Nuk pendohem që tradhtova bashkëshorten”

Jesse James është rikthyer në kohë duke rikujtuar martesën e tij 5-vjeçare me Sandra Bullock në një intervistë të dhënë së fundmi.

7 vite pas momentit më të keq në jetën e tij, ku disa femra zbuluar historitë e tyre me Jesse, ky i fundit ka folur më në fund lidhur me këto skandale të përfolura.

“Po, unë e tradhtova bashkëshorten time”, ka thënë Jesse për “Daily Mail”. “Po e pranova, mbajta përgjegjësitë dhe kërkova falje. Ky është fundi i gjithë kësaj historie. Në përgjithësi të gjithë tradhtojnë, si burrat edhe gratë. Është pjesë e jetës”.

“Njerëzit pëlqejnë shumë të të shohin se si shkatërrohesh. Sa më keq bëhesh, aq më shumë të tjerët gëzohen. Teksa kujtoj tani atë kohë, mendoj se ka qenë një reagim i tepërt, i cili më shkatërroi”, ka shtuar më tej James.

Megjithatë Jesse shprehet se nuk është penduar aspak për ato çfarë ka bërë në të shkuarën dhe humbjen e kontakteve me Bullock dhe djalin e tyre të birësuar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: