Politika

Ndeshja Itali-Shqipëri, ja urimi i Ramës për Kombëtaren

Kryeministri Rama e ka nisur ditën me një mesazh për Kombëtaren tonë të futbollit, në ditën e përballjes së madhe me Italinë.

Ai ka zgjedhur fotografinë ku futbollistët e kombëtares u kthyen nga Kampionati Europian.

“Mirëmëngjesi. Dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të paharrueshem festiv të kuqezinjve. Qoftë kjo e sotmja një ditë krenarie për Kombëtaren tonë, cilidoqoftë rezultati“, shkruan Rama në postimin e tij në Facebook.

Përballja Itali- Shqipëri do të luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Renzo Barbera”, ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret e botërorit Rusi 2018.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button