Home / Bota / “Churchill është i përlyer me gjak njësoj si Hitleri”

“Churchill është i përlyer me gjak njësoj si Hitleri”

Shashi Tharoor, politikan indian dhe ish Nënsekretar i Përgjithshëm i OKB-së ka rrëfyer se ish kryeministri britanik Winston Churchill nuk është më i mirë se lideri nazist Adolf Hitler dhe se të dy i kanë njësoj të përlyera duart me gjak, raporton “The Independent”, shkruan Dita.

Thartor autor i librit “Inglorious Empire”, i cili rrëfen mizoritë e kryera nga Perandoria Britanike në territorin indian, pohon se Churchill duhet të kujtohet së bashku me diktatorët më mizorë të shekullit XX.

Shashi Tharoor

Kështu, ai rrëfen se fajin për krizën e urisë në Bengal në vitin 1943 e ka ish kryeministrit britanik, kur më shumë se katër milionë bengalezë vdiqën nga uria, sepse sipas tij Churchill ua dha ushqimin ushtarëve britanikë dhe vendeve europiane si Greqia.

“Ky është njeriu të cilin Britanikët insistojnë ta shpallin si një apostull të lirisë dhe demokracisë. Kur për mua është në të vërtetë një nga qeveritarët më të këqij të shekullit XX, në lartësinë e njerëzve si Adolf Hitleri, Mao ce Dun dhe Josif Stalin”, thotë ai.

“Kur Britania mbërriti në brigjet e Indisë, ky vend zinte 23 % të ekonomisë botërore dhe kur britanikët u larguan mbeti në 4%. Pse?”, ngre pyetjen politikani indian. “Thjesht sepse India ishte qeverisur për përfitimet e Britanisë së Madhe. Bumi i Britanisë u financua për 200 vjet përmes grabitjes së Indisë”, shprehet ai me keqardhje. “Në fakt revolucioni industrial i Britanisë së Madhe u bazua në deindustrializimin e Indisë”, përfundon ai.

Më parë Tharoor ka pohuar se britanikët vuajnë nga amnezia historike për sa u perket “mizorive” dhe “plaçkitjeve” të kryera nga perandoria e saj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: