☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 17 July 2026
S&P 500 7,534 ▼0.51%
DOW 52,553 ▼0.2%
NASDAQ 25,882 ▼1.47%
NAFTA 78.95 ▲0.86%
ARI 3,982 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $63,775 ▼ -1.68% ETH $1,861 ▼ -3.19% XRP $1.0865 ▼ -2.56% SOL $75.1800 ▼ -2.98%
S&P 500 7,534 ▼0.51 % DOW 52,553 ▼0.2 % NASDAQ 25,882 ▼1.47 % NAFTA 78.95 ▲0.86 % ARI 3,982 ▼0.26 % S&P 500 7,534 ▼0.51 % DOW 52,553 ▼0.2 % NASDAQ 25,882 ▼1.47 % NAFTA 78.95 ▲0.86 % ARI 3,982 ▼0.26 %
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
17 Jul 2026
Breaking
Kronika

Tiranë, vritet me armë zjarri ish-Drejtori i Policisë së Vlorës, Artan Cuku

Një ish-zyrtar i Policisë së Shtetit është qëlluar për vdekje me armë zjarri në mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:00, pranë banesës së tij në kryeqytet, Rruga e Kosovarëve, zonën e Liqenit Artificial në Tiranë.
Viktima është shtetasi Artan Cuku, ish-zyrtar në Policinë e Shtetit, që ka mbajtur poste të larta në Policinë e Shtetit, si zv. drejtor i Policisë së Tiranës në vitet 2009-2011, zv. drejtor i Fierit, Drejtorit të Policisë së Vlorës në vitet 2012-2013. Dyshohet se vrasja është bërë për shkak të detyrës.
Forca të shumta policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e saj. Dyshimet e para janë se vrasja e tij është bërë për hakmarrje për një vrasje që ka ndodhur në vitin 2004. Mësohet se janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Tiranës për të bërë të mundur kapjen e autorëve, të cilët dyshohet se janë larguar me një motor në drejtim të paditur.

Artan Cuku ka lindur në 25 janar 1975 në Lurë të Dibrës dhe është baba i dy fëmijëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.