☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 17 July 2026
S&P 500 7,534 ▼0.51%
DOW 52,553 ▼0.2%
NASDAQ 25,882 ▼1.47%
NAFTA 78.93 ▲0.83%
ARI 3,981 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $63,934 ▼ -1.53% ETH $1,866 ▼ -3.15% XRP $1.0886 ▼ -2.41% SOL $75.2500 ▼ -3%
S&P 500 7,534 ▼0.51 % DOW 52,553 ▼0.2 % NASDAQ 25,882 ▼1.47 % NAFTA 78.93 ▲0.83 % ARI 3,981 ▼0.29 % S&P 500 7,534 ▼0.51 % DOW 52,553 ▼0.2 % NASDAQ 25,882 ▼1.47 % NAFTA 78.93 ▲0.83 % ARI 3,981 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
17 Jul 2026
Breaking
Kosova

Zjarret në Kosovë: Policia paralajmëron masa të ashpra ndaj zjarrvënësve

Zjarret në pyje dhe fusha vazhdojnë të jenë një nga problemet më serioze gjatë muajve të verës në Kosovë, duke shkaktuar çdo vit dëme të mëdha në mjedis, prona dhe duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Përballë rritjes së rrezikut nga temperaturat e larta dhe thatësia, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë tek autoritetet çdo rast të dyshuar të zjarrvënies.

Sipas Policisë, zjarret shkaktojnë dëme të konsiderueshme në pyje dhe toka bujqësore, ndërsa personat që shkaktojnë zjarr, qoftë me dashje apo nga pakujdesia, do të përballen me masa ligjore.

Biologia Ferdije Zhushi Etemi ka theksuar se ndezja e zjarreve nuk sjell asnjë përfitim për tokën, përkundrazi, dëmton ekosistemin dhe ul pjellorinë e saj.

“Në aspektin biologjik, kjo dukuri sjell pasoja, pasi djeg mbulesën bimore sipërfaqësore, e cila mundëson pjellorinë e tokës”, ka deklaruar Zhushi Etemi.

Ajo ka shtuar se, përveç dëmeve në tokat bujqësore, zjarret ndikojnë negativisht edhe në biodiversitet, cilësinë e ajrit dhe shëndetin e qytetarëve.

Në të njëjtën linjë, njohësi i çështjeve emergjente, Tahir Ahmeti, ka vlerësuar se faktori njeri mbetet shkaktari kryesor i zjarreve masive, ndërsa temperaturat e larta dhe thatësia favorizojnë përhapjen e tyre.

“Temperaturat janë të larta dhe mjafton shumë pak që të ndizet një zjarr, andaj të gjithë duhet të kemi kujdes që të kemi sa më pak zjarre dhe dëme”, është shprehur Ahmeti.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 227 raste të zjarrvënieve, ndërsa vetëm gjatë këtij viti janë evidentuar 62 raste.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal gjatë sezonit veror dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshuar të zjarrvënies, me qëllim të parandalimit të dëmeve në mjedis, pronë dhe jetën e njerëzve, raporton RTK.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.