☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,831 ▼ -0.09% ETH $2,237 ▲ +0.17% XRP $1.1623 ▼ -2.06% SOL $89.7100 ▼ -0.74%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Kronika

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së nga deputetja socialiste Elisa Spiropali përmes të cilit propozon hapjen e një dialogu kombëtar mbi “Marrëveshjen e Re për Shqipërinë”. Manjani thekson se ky mocion nuk përfaqëson një projekt të ri politik.

Sipas tij, një projekt i vërtetë politik kërkon një grup njerëzish, një strategji të qartë dhe një qëllim se ku kërkohet të arrihet. Ai shprehet se ky dokument nuk ka asgjë të jashtëzakonshme dhe sipas tij është thjesht rezultat i një porosie të kryeministrit Edi Rama.

Manjani këmbëngul se Elisa Spiropali mbetet pjesë e pandarë e ekipit të Edi Ramës dhe e Partisë Socialiste, duke hedhur poshtë idenë se ajo mund të ketë ndonjë projekt alternativ apo të ndryshëm nga linja e partisë.

“Jo, ça projekti politik. Çfarë projekti politik? Projekt politik do të thotë kush është grupi, kush është strategjia, ku do me dalë. Kjo është Elisa. Një ditë të bukur i tha Rama: ‘e bëra atë marrëveshjen?’ ‘Po kryetar, do e bëj unë’. E ja ku e nxorri.

Po tani ku është grupi këtu se s’po marr vesh. Çfarë, s’është projekt. I ka thënë: ‘ulu shkruaj një marrëveshje’, e ka shkruajtur. Duket se ka shkruaj me ChatGPT, po ç’rëndësi ka. Por, nuk shoh ndonjë gjë të jashtëzakonshme domethënë, të them të drejtën, që të fryhet kaq shumë.

Unë vazhdoj insistoj që Elisa Spiropali është pjesë e pandarë e ekipit të Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste. Unë nuk mendoj që ajo ka një projekt alternativ. Aq më tepër që, edhe sikur t’i marrim të vërtetat që, sikur të gjitha këto pika të jenë kundër Partisë Socialiste dhe kundër vokabularit të Edi Ramës. Në fakt Edi Rama ka thënë gjëra më të ndryshme sesa këto”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.