☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 07 August 2026
S&P 500 7,759 ▲0.63%
DOW 53,987 ▲0.19%
NASDAQ 26,698 ▲1.33%
NAFTA 78.27 ▲1.27%
ARI 4,410 ▲2.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $65,006 ▲ +0.34% ETH $1,917 ▲ +0.04% XRP $1.0273 ▼ -2.21% SOL $73.8800 ▲ +0.56%
S&P 500 7,759 ▲0.63 % DOW 53,987 ▲0.19 % NASDAQ 26,698 ▲1.33 % NAFTA 78.27 ▲1.27 % ARI 4,410 ▲2.57 % S&P 500 7,759 ▲0.63 % DOW 53,987 ▲0.19 % NASDAQ 26,698 ▲1.33 % NAFTA 78.27 ▲1.27 % ARI 4,410 ▲2.57 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
07 Aug 2026
Breaking
Kosova

Nebi Hoxha kërkon dëshmi se Osman Selmani ka qëndruar në Çegran gjatë luftës dhe nuk ka kryer krime lufte

Më 1 korrik, autoritetet serbe, arrestuan shtetasin e Kosovës, Osman Selmanin në pikën kufitare Mutivodë, derisa po kthehej nga vendlindja e tij, informon Telegrafi.

Sipas njoftimit të familjes, Selmani aktualisht ndodhet në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd, ku po përballet me akuza që familjarët i cilësojnë si të pabazuara dhe të pavërteta.

Lidhur me këtë rast ka reaguar ndërmarrësi, Nebi Hoxha.

Ai përmes një apeli në profilin e tij në Facebook, shkruan se në periudhën për të cilën Serbia po e akuzon Selmanin për krime lufte, i njejti ka qenë në Kampin e refugjatëve në Çegran të Gostivarit.

“Qytetari Osman Selmani nga Prishtina ndodhet në paraburgim në Serbi, nën akuza për krime lufte, në një proces që familja dhe mbështetësit e tij e konsiderojnë të pabazuar. Sipas të gjitha informacioneve që disponojmë, gjatë periudhës prill–qershor 1999, kur pretendohet se kanë ndodhur ngjarjet për të cilat akuzohet, Osman Selmani ishte refugjat në Kampin e Refugjatëve në Çegran Gostivar”, shkruan Hoxha.

Ai ka lutuar të gjithë aktivistët dhe organizatat që kanë qenë aktive në atë periudhë, të dëshmojnë të vërtetën përmes fakteve dhe të lirohet Osman Selmani inga akuzat e pabaza

“Prandaj, kërkojmë ndihmën e të gjithë atyre që kanë punuar në UNHCR, the UN Refugee Agency, Crven Krst na RM, apo organizata të tjera humanitare në Kampin e Refugjatëve në Çegran gjatë vitit 1999.Nëse posedoni lista, dokumente, fotografi ose keni dijeni që dëshmojnë se Osman Selmani ka qenë refugjat në kamp gjatë periudhës prill–qershor 1999, ju lutemi të na kontaktoni.Çdo informacion mund të jetë vendimtar për të dëshmuar të vërtetën dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e tij nga akuzat e padrejta.Ju lutemi ta shpërndani këtë apel. Faleminderit!#IFRC, #NATO, #OSBE, #IOM, #UNICEF, #Médecins Sans Frontières (MSF), #Caritas, #Mercy Corps, #CARE, #OXFAM,”, thuhet në apelin e tij.

Kujtojmë se rasti gjyqësor i Selmanit pritet të zhvillohet në Beograd, ndërsa familja e tij paralajmëron se do të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë për të dëshmuar pafajësinë e tij. /Telegrafi

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.