Home / Bota / Bie helikopteri me policë dhe zyrtarë turq, asnjë i mbijetuar

Bie helikopteri me policë dhe zyrtarë turq, asnjë i mbijetuar

Një helikopter me në bord të paktën 12 persona mes anëtarëve të forcave të sigurisë dhe një gjykatës i Komisionit elektoral, është rrëzuar në provincën jug-perëndimore turke të Tunceli, “për shkak të kushteve të këqija atmosferike”.

Sipas autoriteteve, në bord ndodheshin 7 policë, 1 gjykatës, 1 nëpunës i ushtrisë dhe 3 anëtarë të tjerë të personalit të Komisionit Elektoral.

Sinjali me helikopterin “Skorsky” u humb rreth 10 minuta pas nisjes së tij, në orën 11:40 lokale sot në mëngjes (10:40 me tonën).

Në zonë është dërguar një ekip ushtarak i ndihmës së shpejtë dhe një skuadër prej 10 personash të Mbrojtjes Civile Turke. Për momentin, nuk ka lajme mbi ndonjë të mbijetuar të mundshëm.

Leave a Reply

%d bloggers like this: