Home / Arte / Libri / Shqipëria pjesëmarrëse në Panairin e librit në Milano

Shqipëria pjesëmarrëse në Panairin e librit në Milano

Shqipëria mori pjesë në Panairin e Librit- Tempi di Libri-, Milano ku u diskutua rreth mundësisë së përkthimit dhe promovimit të letërsisë shqipe në gjuhën italiane. Në ditët e panairit u zhvilluan takime për bashkëpunimin ndërterritorial kulturor.  Elira Kokona, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Kulturës, Ledia Mirakaj, Sekretar I Parë në Ambasadën e Shqipërisë në Itali dhe Mimoza Hysa, drejtore e Drejtorisë së Krijimtarisë së Fjalës dhe Përkthimit në Ministrinë e Kulturës u pritën nga   Federico Motta, presidenti I Shoqatës së Botuesve Italianë dhe Alfieri Lorencon Drejtori I Shoqatës Italiane të Botuesve. Në focus të takimit u diskutua për vendosjen e urave të bashkëpunimit për të ndihmuar promovimin e librave dhe autorëve në mënyrë të ndërsjelltë. Pala italiane u shpreh e gatshme për të dhënë ndihmesë në trajnimin e botuesve me qëllim përballimin e sfidave të reja në fushën e librit.

Elira Kokona u shpreh se “Artistët dhe shkrimtarët I kanë krijuar urat e komunikimit, politikat institucionale kanë për detyrë t’I mbështesin”.  Mimoza Hysa I njohu të pranishmit me politikat dhe strategjitë e Ministrisë së Kulturës bëri të njohur disa nisma të ndërmarra përpromovimin e letrave shqipe si prania në panaire, lëvizshmëria e autorëve, portal dhe katalogu prezantues nw gjuhwn angleze, apo fondi I përkthimit. Ledia Mirakaj tregoi për bashkëpunimet e rëndësishme me rajonin e Puglia-s, ku “Së shpejti nis në Tiranë Bienalja e të Rinjve të mesdheut, për realizimin e të cilës kemi gjetur mbështetje në bashkëpunimin e frytshëm me Rajonin e Puglia-s, ashtu siç po punohet intensivisht edhe për hartimin e projekteve të përbashkëta IPA”.

Në panelin  “Afërsia dhe letërsia” u diskutua për promovimin e letërsisë shqipe në Itali”, nën moderimin e bashkëpunëtores së Albania News dhe presidents së shoqatës MIGRA unlus, Sonila Alushi.

Të ftuarit në këtë panel diskutuan rreth ndihmesës sw komunitetit arbëresh si rrugë lidhëse mes cultures shqiptare dhe asaj italiane, politikat shtetërore në mbështetje të promovimit të letrave shqipe, nismat private të botuesve italianë në bashkëpunim me botuesit shqiptarë, si dhe aftësisë dhe mundësitë e autorëve shqiptarë për promovimin e letërsisë së tyre jashtë vendit.

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Itali, Anila Bitri Lani u shpreh se “Ngritja e një institute kulture shqiptare në Itali është një nga synimet tona për të bërë të mundur jo vetëm promovimin e cultures sonë në Itali por dhe ruajtjen e saj në brezat e rinj të emigrantëve shqiptarë”. Pjesëmarrës në këtë panel profesori I gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Kalabrisë, Francesco Altimari solli përvojën e komunitetit arbëresh duke u shprehur se “Komuniteti arbëresh e ka ruajtur gjuhën amëtare duke arritur komunikojë kulturën e vet duke e përcjellë dhe në gjuhë të tjera, duke shkruar që herët në latinisht e më pas në italisht. Duke krijuar kështu hapjen me botën përqark për të mos u izoluar Brenda gjuhës së tyre”.

Drejtuesi I  shtëpisë botuese “Besa” Livio Muci, një nga botuesit më active në promovimin e letërsisë shqipe në Itali, duke folur nga përvojat e bashkëpunimit tha se “Dy janë problemet kryesore për promovimin e letrave shqipe jashtë, formimi I përkthyesve se ende sot Kadareja përkthehet në italisht nga gjuha frënge dhe mbështetja institucionale e përkthimit. Vlerësoj këtu nismën e Ministrisë së Kulturës për fondin e përkthimit nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj”.  Në këtë panel ishte I ftuar shkrimtari Arben Dedja. “Unë jam detyruar të përkthej veten. Do të ishte më profesionale të kishte përkthyes italianë që interesohen dhe përkthejnë nga gjuha shqipe”, tha Dedja.  Mimoza Hysa, nënvizoi se “Duhet rritur bashkëpunimin ndëristitucional me katedrat e gjuhës shqipe për formimin e përkthyesve si dhe hartimin e politikave përmësimin e gjuhës shqipe nga student të huaj”.  Takim I rëndësishëm ishte dhe paneli “Musine Kokalari – vetëdija e shkrimitdhe qëndresës”nën siglën D si Disidenca, në përshtatje me hartën e tematikave si pas shkronjave të alfabetit të hartuar nga organizatorët e panairit të librit në Milano. Në këtë temë diskutimi, Ardian Ndreca, professor I Filozofisë modern në Universitetin Urbanian në Romë, u shpreh se  : “Musine Kokalari e gjente shpëtimin tek e bukura dhe vlerat universale. Kishte vështrim të hollë dhe kritik mbi gjithçka”. Ky panel u iniciua nga  Ministria e Kulturës dhe Biblioteka Kombëtare, në vijim të projektit vjetor të këtyre dy insitucioneve mbi promovimin e figurës dhe veprës së Musine Kokalarit në përvjetorin e 100 të lindjes së saj.

Tema për të cilën u diskutua në këtë panel u përqëndrua tek figura e Musine Kokalarit si shkrimtarja e pare në letrat shqipe, me një vetëdije të qartë për shkrimin e letërsisë, si intelektuale e shquar e active në jetën sociale e kulturore të vendit, si politikane bashkëthemeluese e Partisë Social-Demokrate, dhe si  një prej figurave më dinjitoze të qëndresës kundër diktaturës komuniste. Në focus të bisedës ishte libri I Musine Kokalarit me kujtimet e viteve të shkollimit të saj në Romë, I shkruar në gjuhën italiane, duke dëshmuar kështu një ndër të parat përpjekje të autorëve shqiptarë për të kapërcyer pengesat gjuhësore në promovimin e krijimtarisë së tyre jashtë vendit.

Mauro Geraci, hartues I botimit në gjuhën italiane të librit “Musine Kokalari, jeta ime universitare. Kujtimet e një shkrimtareje shqiptare në Romën fashiste”, u shpreh se “Musine Kokalari ka qenë për mua një zbulim dhe do të jetë e tillë edhe për lexuesin italian. Është e para studente shqiptare që ka dëshmuar në gjuhën italiane për kohën e studimeve në Itali. Shkrimi I Musinesë duket I thjeshtë sa për ta kuptuar të gjithë por me mesazhe aq të thella sa janë të vështira për t’u rrokur edhe nga profesorët e universiteteve”. Përshëndeti këtë panel edhe Linda Kokalari, një nga pjesëtarët e familjes Kokalari, e cila përforcoi idenë e figurës dinjitoze të intelektuales së paepur, Musine Kokalarit , e cila “Sot na shikon nga fotoja si për të na thëne se ka qenë e vetëdishme që kjo ditë do të vinte”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.