Home / roze / Max dhe Emme, binjakët e Jennifer Lopez

Max dhe Emme, binjakët e Jennifer Lopez

Jennifer Lopez ka marrë binjakët e saj 9-vjeçarë Max dhe Emme në emisionin e Ellen, ku ka qënë e ftuar.

Në një klip të postuar më parë Ellen DeGeneres e ka pyetur bukuroshen 47-vjeçare nëse do i sillte fëmijët, ku J.Lo përgjigjet: “A mund t’i sjell?”

Fëmijët më pas hynë në studio me në sfond këngën e nënës së tyre, hitin e 2002, “Jenny from the block”.  Emme, të cilën e ëma e thërret “Lulu” ulet në prehërin e të ëmës, ndërsa Max, fshihet pas kolltukut.

“Je veshur njësoj si nëna jote sot”, i thotë Ellen Emme, të cilën J. Lo e quan “mini-me”. J. Lo ishte e ftuar për spektaklin e saj të ardhshëm në NBC, “World of Dance”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: