Home / Kosova / Veseli takoi deputetët e Belgjikës, i njoftoi për zhvillimet politike në Kosovë

Veseli takoi deputetët e Belgjikës, i njoftoi për zhvillimet politike në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim një delegacion deputetësh nga Parlamenti i Belgjikës, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Veseli çmoi lart marrëdhëniet e deritashme midis dy vendeve, përkatësisht midis parlamenteve dhe avancimin e tyre gjatë viteve, por shtoi se ka rrugë dhe mundësi të tjera për ta rritur më tej këtë bashkëpunim.

Kreu i legjislativit të vendit e konsideroi të vyer për Kosovën dhe Kuvendin e saj përvojën e gjatë demokratike belge.

Duke i falënderuar deputetët e Parlamentit të Belgjikës për ndihmën e madhe e të pakursyer të shtetit të tyre për Kosovën në rrethana të ndryshme, kryeparlamentari Veseli theksoi nevojën që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen, si në rrafshin ndërkombëtar, ashtu edhe në zhvillimin e brendshëm.

Ai i njohu parlamentarët belg me zhvillimet aktuale në Kosovë, të arriturat por edhe sfidat që ajo ka para vetes në shumë fusha.

Anëtarët e delegacionit parlamentar belg, vizitën e tyre në Kosovë dhe në Kuvendin e saj, e konsideruan një mundësi për të kontribuar më shumë në forcimin dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve që tashmë të dy shtetet dhe parlamentet respektive kultivojnë midis tyre, si dhe për të konkretizuar më tej këto raporte në segmente të veçanta.

Mysafirët nga parlamenti belg shprehën gatishmërinë e shtetit të tyre për ta vazhduar mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.