Politika

Rama: Meta, Presidenti i duhur; nesër zgjidhet

Kryeministri Edi Rama, duke folur në Top Story me Sokol Ballën e quajti zgjedhjen e duhur Ilir Metën si President të Republikës.
“Është një president që me siguri mund të kompensojë boshllëkun e madh që kemi patur deri më tani. Është një President i lidhur me të gjithë. Ka akses tek të gjithë, flet me të gjithë dhe u thotë të gjithëve se çfarë mendon”, tha Rama.
Emri i Ilir Metës në këtë post është kushtëzuar, sipas Kryeministrit Rama, nga rrethanat në të cilat ndodhet vendi.
“Edhe sot Ilir Meta është kandidat për President që vjen natyrshëm sepse është situata e tillë që kërkon Ilir Metën President. Po të mos ishte kjo situatë, Meta do të ishte në krye të betejës për të marrë edhe më shumë deputetë dhe për të qenë në vazhdimësi pjesë e jetës politike aktive”, shtoi Kryeministri Rama.
Kryeministri u shpreh i bindur. “Nesër Ilir Meta zgjidhet President i Republikës me mbështetjen e plotë të LSI dhe PS”, tha ai.
Por a e cënon kjo lëvizje koalicionin PS-LSI?
“Aksi PS-LSI është strategjik që nuk është koalicion numrash, por koalicion për vizion dhe program reformash. Kur flas për opozitë nuk flas për LSI-në”, u përgjigj Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button