Home / Politika / Basha: Rama nuk do një Shqipëri të reformuar

Basha: Rama nuk do një Shqipëri të reformuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë bashkëbisedimit me qytetarë të Vlorës në çadrën e protestës, theksoi se “Edi Rama nuk do një Shqipëri të reformuar, por një Shqipëri çiflig, që ta grabisë e ta mbushë me drogë dhe të bëjë pazar me gjithçka që ka ky vend, përfshi edhe funksionin e Presidentit”.

“Është vërtetuar se reformat që Edi Rama i ka në majë të gjuhës, janë pjesë e teatrit. Rama nuk do Shqipëri të reformuar, por një Shqipëri çiflig të tij që ta grabisë e ta mbushë me drogë dhe të bëjë pazar me gjithçka që ka ky vend, përfshi edhe funksionin e Presidentit. Edhe më kritikët ndaj kësaj çadre, e kuptojnë se ajo që kemi thënë që prej ditës së parë, është e vërteta dhe e drejta: se Edi Rama e do Shqipërinë për plaçkë, zgjedhjet për fasadë dhe opozitën për alibi që të nxjerrë në treg gjithçka. Sot shpaloset fare qartë se Edi Rama përfaqëson kërcënimin më të madh dhe real ndaj shpresave të çdo shqiptari për liri, mundësi dhe progres”, tha Basha.

“Qeverisja jashtë Kushtetutës, është tirani. Koha kur në Shqipëri tolerohej diktatura ka shkuar, për të mos u kthyer kurrë më. Edi Rama dështoi me ekonominë e vendit. Qeverisja e Ramës ka dështuar, shkatërroi të gjithë Shqipërinë”, shtoi Basha.

“Që orën e parë të qeverisë teknike do të nisë zbatimi i vetting-ut, të cilit Rama i trembet si vampiri dritës së diellit. Rama refuzon ofertën qytetare për zgjidhje me dialog, pasi frika e tij ka për motiv mijëra gjëma”, nënvizon Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.