Politika

Konferenca e Berlinit-Ministri Bushati nesër në seancë dëgjimore në komision

Bushati-ne-Berlin2-583x350Komisioni parlamentar i Politikës së Jashtme zhvillon nesër një seancë dëgjimore me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati lidhur me punimet e Konferencës për Ballkanin Perëndimor, organizuar në Berlin më 28 gusht.
Burime nga Kuvendi bëjnë të ditur se të mërkurën ora 09:30 ministri Bushati është thirrur për të raportuar para deputetëve rreth rezultateve të këtij forumi dhe perspektivës që ai ofroi për vendet e rajonit.
Konferenca e Berlinit, e inicuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, mblodhi kryeministrat e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor me synimin për t’i dhënë një shtysë procesit të integrimit europian të rajonit përmes projekteve ekonomike që i kontribuojnë zhvillimit të shpejtë të tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button