Home / Politika / Të dielën s’ka zgjedhje. Rama: 18 qershori, i panegociueshëm

Të dielën s’ka zgjedhje. Rama: 18 qershori, i panegociueshëm

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për shtyp të mbajtur pasditen e së premtes ka lënë të kuptohet se zgjedhjet lokale të dielën në Kavajë mund të mos mbahen.
“I kam sugjeruar kandidatit tonë në Kavajë të terhiqet nga gara të dielën”, ka thënë Rama. Kjo lëvizje e Ramës vjen pasi, sipas tij, PD ka përgatitur një plan konkret për të shkaktuar trazira të dielën në Kavajë.
“Ka një plan për destabilizim të këtij vendi, që çadra është ngritur për ta vënë në jetë. Këto janë fakt, por që Shqipëria nuk do të destabilizohet nga ky plan që me vendosmëri do ta çojmë deri në dështimin e plotë”, ka thënë Rama.
Ai është shprehur se, provokimit anti-kushtetues i “të tmerruarve nga drejtësia” qeveria nuk do t’i përgjigjet “flakë për flakë”. “Kavaja nuk do të bëhet shesh i një përsheshi të neveritshëm që po e gatuan PD-ja e që do të dështojë me turp”, është shprehur Rama.
Nga ana tjetër, kreu i qeverisë ka deklaruar se 18 qershori është një datë e panegociueshme. “18 qershori është përcaktuar sipas kushtetutës dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë negociate mes partive, sepse partitë duhet t’i garantojnë e jo ndërmjetësojnë të drejtat e popullit sovran”, ka deklaruar Rama.
Ai ka theksuar se, nëse PD vendos t’i shkojë deri në fund një strategjie politike vetëvrasëse, si kryeministër nuk mund të lërë asnjë gur pa luajtur për t’u mundësuar atyre që duan ende të votojnë PD të votojnë.
“Zgjedhjet do të bëhen më 18 qershor dhe më 8 maj unë nuk jam më në dispozicion të Bashës për bisedime, nëse ata nuk bien dakord për marrëveshjen për të modifikuar Kodin Zgjedhor dhe për të votuar vettingun”, ka thënë Rama.

One comment

  1. Pergezime zoti kryeministri Rama, per vendimin qe muart, lidhur me zgjedhjet lkale ne daten 7 Maji ne Kavaj.
    Kemi ndjekur me vemendje takiimet dhe leshimet qe i bet opozites , si ne asnje ved te botes demokratike e me gjer, qe shumica ti jap aq shum pushtet pakices, vetem e vetem ne interes te kosesusit dhe harites te marveshjes per mirtimine rreformes ne drejtesi, ligjeve qe e bejn te zbatushme , duke filluar nga miratimi i vettingut.
    Por opozita e PD me Saliun dhe Bashen ne krye, as kan dashur dhe as duan vetting, sepse e din qe do hetohen per krimet dhe shkeljet ligjore qe kan kryer gjat pushtetit te tyre, ata kan ber thrje per armatosje dhe dhun ndaj shtetitit dhe vazhdojn ne rrugen destruktive, per te mar pushtetin e humbur ne tavolin, qe ska ndodhur ne asnje vend te botes dy muaj para zgjedhjeve edhe pse opozites ju dhan kater ministri kryesore dhe nje zvedeskryeministr, kerkonte largimin e kryeministrit qe nje milon shqiptar i dhan voten per te qeverisur deri me 18 Qeshor.

    Pergezimi i kerti vendimi nga DASH, BE, Anglia. Brukseli dhe gjith kancelarit perendimore qe i beri jehon pozitive vendimit te krueministrit Rama per terheqjen e kandidatit socjalist nga gara per kryetar te bashkis te Kavajes, na ben edhe ne shqiptaro amerikaneve, ti bashkohemi keti vendimi, jo vetem qe shmangu nje incident te madh, qe mundet te ndothte, sic kishin lajmeruar me pare gangesteret e cadres se dote bllokonin qendrat e votimit, ku dote kishte perplasje midis qytetareve qe kerkonin te votonin dhe atyre qe dote pengonin. Me keq akoma kur thoshin , se doti thyeni kutit mbas votimit.
    Pse jo, qe i dha mundesi opozites , ti theras mendjes, dhe te takohet me zotin Rama per te ren dakord , per miratimin e vettingut, simbas leshimeve qe ka ber qeveria Rama. Rendesi ka qe zgjedhjet dote mbahen ne 18 Qershor , nen vezhgimin e shumanshem dhe prezencen e me shum vezhguseve derkombetar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.