Home / Rajoni / Maqedonia / DW: Gruevski, mundësi për gjakderdhje

DW: Gruevski, mundësi për gjakderdhje

Mbi një muaj më parë, Dojce Vele paralajmëronte krijimin e strukturave paraushatarake në Maqedoni dhe kërcënimin e destabilitetit, i cili u shfaq qartë me sulmin e dhunshëm në Parlament.

Tani, gjiganti mediatik gjerman thotë se Nikolla Gruevski ka ende mundësi të shkaktojë gjakderdhje. Maqedonia, nga vend shembullor, është kthyer në njërin prej shteteve më të polarizuara të rajonit, citon artikulli Sekretarin e shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth.

Urrejta mes kundërshtarëve politikë është futur thellë në të gjitha poret e shoqërisë. Lufta e pakompromis për pushtet mes konservatorëve të udhëhequr nga ish-kryeministri Gruevski dhe socialdemokratëve të Zoran Zaevit po zgjat gati tre vjet. Komisioni Europian e sugjeroi në 2009-tën çeljen e negociatave të anëtarësimit me shpresen të qetësonte  nacionalistët. Gruevski i pat fituar zgjedhjet parlamentare – falë parullave populiste dhe ndjenjave të lënduara tek maqedonasit e frustruar.

Edhe tani, kur e kuptoi se e kishte të humbur davanë me shumicën, hodhi sërish mbi tryezë karten e nacionalizmit. Platforma politike e partive shqiptare, e cila deri atëherë për Gruevskin nuk paraqiste ndonjë problem, u shndërrua papritur ne  problem shumë të madh.

Pasojë e kësaj propagande ishte edhe dhuna e 27 prillit. Përpjekja për të shkaktuar një krizë të re etnike në Maqedoni dështoi. Megjithate Gruevski dhe përkrahësit e tij, thotë DW,  e ka ende mundësinë të shkaktojë trazira të mëdha.

Për deputetin gjerman Josip Juratovic, kreu i VMRO-DPMNE-së tani duhet të vendosë – nëse do të përgjigjet para autoriteteve lidhur me akuzat për korrupsion, apo të vazhdojë përpjekjet e tensionimit të situatës, të cilat mund të rezultojnë në fund me akuza ndaj tij për krime shumë më të rënda se kaq.

Leave a Reply

%d bloggers like this: